Ekipi kombëtar femra – Nëntor 2019

Ekipi kombëtar femra këtë të mërkurë (06.11.2019) ka filluar pregatitjet për dy ndeshjet e muajit nëntor 2019, të vlefshme për eliminatoret e Eurobasket femra 2021. Më datë 14.11.2019 ekipi ynë do të përballet me Lituaninë në Kedainai, ora 17:30. Ndeshja e rradhës kundër ekipit të Serbisë (17.11.2019, ora 16:00) do të zhvillohet në Shqipëri, në sallën sportive të akademisë “Goga Basket”, Fllakë, Durrës.