3X3 Basktet është një nga disiplinat më të reja sportive e cila organizohet nga FIBA në rang Botëror dhe delegon të drejtën për ta organizuar në rang kombëtarë tek federatat e basketbollit anëtare (në Shqipëri -FSHB)
FSHB, duke parë zhvillimet në organizimin e kësajë disipline basketbollistike, ka menduar që ketë projekt ta aplikojë edhe në Shqipëri duke realizuar evente 3X3 Basket dhe duke e bërë pjesë të edicioneve sportive vjetore të sajë.
Organizimi 3×3 me gjimnazet nga Tirana dhe Durrësi
FSHB organizon turneun 3×3 në datat 19-20 Tetor 2019 sipas pikave:
- Kategoria
Eventi 3×3 do të përfshijë kategorinë U-18 djem (nxënësit e gjimnazeve).
- Fusha
Eventi 3×3 do të zhvillohet në fushën portative 3×3 të SIGAL UNIQA, vendosur tek hapsira e busteve “Tre Vëllezërit FRASHËRI”, përballë piramidës, Tiranë.
- Shtrirja kohore e aktivitetit
Eventi 3×3 do të përfshijë periudhën 13-17 tetor 2019 (periudha e regjistrimeve) dhe 18-19 tetor do jetë organizimi i eventit.
- Kohëzgjatja e aktivitetit
Aktiviteti fillon më 18 tetor (oarari 13:00-15:00) ku do të zhvillohen ndeshje për fazën e kualifikimeve dhe më 19 tetor (orari 9:00 – 12:00) do të zhvillohen ndeshjet për 1/4 finale, 1/2 finale dhe finale.
Kohëzgjatja e një loje do të jetë sipas rregullores zyrtare të FIBA 3X3.
- Regjistrimi ekipeve
Regjistrimi i çdo ekipi pjesmarrës me lojtarë aktiv apo jo-aktiv në kampionatet kombëtare të basketbollit 2019-20 do të jenë të hapura nga 13 deri 17 tetor 2019.
Regjistrimi për ekipet është falas dhe secili gjimnaz mund të përfaësohet me një ose dy ekipe. Ekipet duhet të përbëhen vetëm me nxënës të gjimnazit që përfaqsohet, në rast të kundërt ekipet me lojtarë nga gjimnaze apo shkolla të tjera do të skualifikohen nga aktiviteti.
Ekipet duhet të organizohen nga gjimnazi i cili cakton të paktën një mësues të edukimit fizik për organizimin dhe monitorimin e ekipeve.
- Pjesmarrja
Çdo gjimnaz në Tiranë dhe Durrës që shpreh interes për pjesmarrje do të lejohet të marri pjesë nëse pranojnë rregulloren e 3X3 dhe formojnë ekipet përpara datës 17 tetor 2019.
- Premio
Premiot do të mundësohen nga kompania SIGAL UNIQA dhe do të jenë:
Ekipi fitues 300 Euro
Ekipi finalist 100 Euro
Ekipi i tretë 50 Euro
- Kalendari dhe detajet e organizimit
Kalendari dhe detajet tjera për mbarëvatjen e eventit 3×3 do ti vihen në dispozicion të ekipeve pjesmarrëse dhe publikut pas përfundimit të regjistrimeve, datë 17 tetor 2019.