Kampionat Basketbolli në park – Ditën e premte 20 Prill

Kampionat Basketbolli në park – Ditën e premte 20 Prill, ora 14:00 – 18:00 te Fushat Multisportive.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit zhvillon Kampionat Basketbolli në Park”, mini- kampionati i basketbollit për moshat U–14. Nën drejtimin e përfaqësuesit të federatës së Basketbollit, Elton Saliaga, do të zhvillohen ndeshjet me fazë eleminimi të drejtëpërdrejtë si dhe finalja e mini–kampionatit. Ekipet pjesëmarrëse: Galaktikët, Superior Klima, Partizani, Juvenilja, Teuta, Sonia Basket.