Presidenti

Avni Ponari
President i FSHB

Avni Ponari lindi më 28 korrik 1957 në Tropojë, është diplomuar në Fakultetin e Marinës pranë Universitetit të Vlorës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës

I karakterizuar nga iniciativa e lirë, menjëherë pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në vitin 1999, hodhi bazat për tregun privat të sigurimeve në Shqipëri, nëpërmjet themelimit të shoqërisë së sigurimeve Sigal“, në shkurt të vitit 1999. Ponari njihet edhe si sipërmarrës i suksesshëm në fusha të tjera të biznesit në Shqipëri. Që prej vitit 2009, Avni Ponari është emëruar “Konsull Nderi i Japonisë” në Shqipëri, gjithashtu që prej vitit 2008 drejton Federatën Shqiptare të Basketbollit, nën cilësinë e Presidentit të kësaj federate.

Avni Ponari është themeluesi i Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë të Marinës, e cila është anëtare me të drejta të plota të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Marinës, me seli në New York (IUMI). Gjithashtu, i shquar për kontributin e tij në tregun e sigurimeve në vend dhe jo vetëm, z. Ponari për shumë vite me radhë ka qenë anëtar bordi i FIAA – Shoqata Shqiptare e Investimeve të Huaja dhe AIDA –Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Aktualisht është anëtar i AmCham – Dhoma Amerikane e Tregtisë, anëtar i Komisionit të Financës së FIBA Europe, si dhe disa organizata të tjera.