Kampionë, para të rinj – para të reja

Print PDF

Në zbatim të kalendarit kombëtar të aktiviteteve të  Federatës Shqiptare të Basketbollit, janë organizuar finalet e kampionatit kombëtar për para të rinj dhe para të reja.
Në datë 2 tetor 2011, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, u zhvilluan ndeshjet finale për para të reja, ku pjesëmarrëse ishin ekipet e: Vllaznisë, Q.Mb Tiranës dhe Superior Klimës. Pas ndeshjes midis tyre, kampion u shpall ekipi i Vllaznisë.

Në datat 15 – 16 tetor 2011, në sallën sportive “Farie Hoti”, në qytetin e Tiranës, u zhvilluan 1/2 finale dhe finalet për para të rinj. Në këtë Final Four morën pjesë ekipet: ABC Valbona, Superior Klima, Marsi Basket dhe Flamurtari.
Pas ndeshjeve 1/2 finale ABC Valbona vs Marsi Basket dhe Flamurtari vs Superior Klima, për në finale u kualifikuan ekipet ABC Valbona vs Superior Klima që përfundoj me fitoren e ABC Valbonës me rezultatin
59 - 57.

70 vjetori FSHB - Mbrëmje gala

 

 

 


You are here:   HomeAktivitete KombetareKupaFemra