Statuti

Print PDF

STATUTI
I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT


NENI 1

FORMA LIGJORE, KRIJIMI, SELIA
1. Federata Shqiptare e Basketbollit (për efekt të këtij statuti më poshtë do t’i referohemi FSHB) është person juridik privat, i krijuar në formën e shoqatës, anëtarët e së cilës janë shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe klubet sportive që kanë një status ligjor dhe që ushtrojnë veprimtari në sportin e basketbollit.
FSHB është krijuar (në vitin 1946) dhe vepron në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës së Shqipërisë, ligjit nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, Ligjit nr.9376, datë 21.04.2005 “Për Sportin”, Kodit Civil, si dhe të gjitha dispozitave të tjera ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
2. Federata Shqiptare e Basketbollit është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit(FIBA) që nga viti 1947 dhe si e tillë ajo zbaton të gjitha rregullat, direktivat dhe vendimet e FIBA-s dhe kërkon respektimin dhe zbatimin e tyre edhe nga të gjithë anëtarët e saj.
3. Selia e FSHB-së është në Tiranë.

NENI 2
FLAMURI, SIGLA, SIMBOLI, VULA DHE KOHЁZGJATJA

1. Federata Shqiptare e Basketbollit ka flamurin e saj me sfond të bardhë, në pjesën e sipërme të të cilit shkruhet me gërma kapitale FEDERATA SHQIPTARE E BASKETBOLLIT dhe poshtë saj ALBANIAN BASKETBALL FEDERATION. Në mesin e tij është sigla e FSHB-së. Në pjesën e poshtme shkruhet viti i krijimit “1946”. Në pjesën e pasme të flamurit ndodhet flamuri kombëtar.
2. Sigla e Federatës Shqiptare të Basketbollit përbëhet nga një top basketbolli me ngjyrë portokalli, i cili duke lëvizur në drejtim të koshit, lë një gjurmë me ngjyrë portokalli. Mbi rrjetën e koshit është vendosur shqiponja e flamurit kombëtar. Në krahun e majtë të koshit, poshtë gjurmës së topit shkruhet me gërma të mëdha dhe me ngjyrë të kuqe FSHB. Poshtë shkrimit FSHB, shkruhet me gërma kapitale FEDERATA SHQIPTARE E BASKETBOLLIT dhe poshtë saj ALBANIAN BASKETBALL FEDERATION.
3. Vula e Federatës Shqiptare të Basketbollit është në formë të rrumbullakët. Përmban mbishkrimin “Federata Shqiptare e Basketbollit” dhe në mesin e saj ka një top basketbolli me siglën “FSHB” mbi të.
4. FSHB-ja do të ushtrojë veprimtarinë e saj për një afat të pakufizuar. Kohëzgjatja e veprimtarisë mund të ndryshojë vetëm me vendim të asamblesë së anëtarëve.

 

Statuti i  plote i Federates Shqiptare te Basketbollit ne formatin PDF

 

70 vjetori FSHB - Mbrëmje gala

 

 

 


You are here:   HomeFederataFSHBStatuti