STREETBALL ALBANIA 3 on 3

Print PDF
Përmbajtja e Projektit

“Streetball”,është loje basketbolli qe zhvillohet ne rruge, plazh etj. Kjo loje është luajtur për here te pare ne Amerike dhe pastaj nga impakti apo atraksioni qe ka krijuar është përhapur edhe ne Evrope. Për here te pare FSHB ka menduar qe ketë loje ta aplikoje ne rrugët e Shqipërisë. Këtu do të marrin pjesë dashamirës të këtij sporti nga e gjithë Shqipëria të moshave 15 – 60 vjeç. Ato do të krijojnë ekipet e tyre me minimumin tre lojtarë të regjistruar. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë në ose fund të javës , orët e pasditeve në ambiente të jashtme. Ekipet do të grumbullohen në vende të ndryshme si në:
Shkodër, Tiranë, Vlorë



Partnerët e Projektit

Bashkitë dhe Komunat e Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Tiranes.
Federata Shqiptare e Basketbollit.
Shoqata Sportive “Streetball-Albania”
“ADIDAS”
“REDBULL”


Fazat e Projektit    

•    Faza parë Shkodër,
      me 07 Shtator 2009
•    Faza dytë Tiranë,
      me 09 Shtator 2009
•    Faza tretë Vlorë,
      me 11 Shtator 2009
•    Faza katërt-Finalja Tiranë
      me 13 Shtator 2009


Kohëzgjatja e projektit    
07 Shtator 2009 – 13 Shtator 2009.


Objektivat e Projektit    

Shumë vite më pare, Basketbolli ka qenë ndër sportet më të preferuara në Shqipëri. Me kalimin e viteve, sidomos gjatë tranzicionit, interesi i sportdashësve në shumë sporte, veçanërisht në Basketboll, ka rezultuar në rënie. “STREETBALL”(basketbolli i rruges) është një aktivitet që zhvillohet shpesh në botën e jashtme. Sot me tendencat “Trendi” që kanë përfshirë stilin e jetës dhe botën e të rinjve edhe në sport kanë nisur iniciativa të përshtatshme me ndryshimet e tyre. Duke pasur parasysh dëshirën e shumë të rinjve, që luajnë në rrugë, në ambientet e shkollave etj, menduam të organizojmë një projekt të tillë si “Streetball –Albania 2009”, me shpresë që të nxisim kërshërinë dhe interesin për këtë shfaqje të re të basketbollit sot.
 

Objektivat tona janë:

•    Promovimi i Basketbollit në Shqipëri
•    Aktivizimi i shumë grupmoshave në këtë aktivitet.
•    Dhënia e një spektakli të vërtetë për të gjithë shikuesit direkt dhe të gjithë teleshikuesit.
•    Lartësimi i vlerave të këtij sporti.


Përfitues nga ky Projekt
    
•    Dashamirësit e këtij sporti.
•    Partnerët  në këtë Projekt veçanërisht sponsorët.
•    Federata Shqiptare e Basketbollit.
Përfitimet e Donatorëve    Sporti, në përgjithësi, është argëtim për të gjithë shikuesit. Basketbolli, në ndryshim nga sportet e tjera, ka një veçanti në mënyrën e lojës së tij. Shpejtësia e lojës, kombinimi në pasime, gjuajtjet nga distanca, kapjet e topit në lartësi, futjet e topit nga lart me kërcim, zgjuarsia e lojtarëve, mënyra se si e organizohet loja në basketboll etj, i dhuron spektatorëve kënaqësinë e një spektakli të vërtetë.  Nga sa thamë më sipër ne mendojmë të afrojmë sa më shumë spektatorë, po ashtu të tërheqim vëmendjen  mediave vizive dhe atyre të shkruara kombëtare dhe atyre lokale në mënyrë që partnerët, në veçanti, sponsorët e këtij projekti të përfitojnë sa më shumë nga ky eveniment. Duke realizuar këtë projekt, në shkëmbim të mbështetjes që sponsorët do të japin, ne me të gjitha mundësitë tona, do t’i ofrojmë atyre promovim apo reklamim me anë të posterave që do të vendosen në vendet e zhvillimit të projektit, me reklama apo me njoftime ne media vizive ose të shkruara dhe me prezantimet para secilës ndeshje.


Transmetimi Direkt  në TV
    
Për sa i përket transmetimit në televizion qoftë direkt apo jo direkt, e pamë të arsyeshme që në rrethe të bëhet nga televizionet lokale, kurse në ditën finale, që do të zhvillohen ndeshje më të nxehta dhe më interesante, do të transmetohet nga televizioni i njohur për sportin “Tele-Sport”. Meqenëse ky aktivitet është relativisht i gjatë, e mendojmë të vështirë që të kemi një transmetim kombëtarë direkt për secilën fazë, kështu menduam qe, realizimin e kësaj ta bëjmë nëpërmjet televizionet lokale si: në Shkodër “TV 1 Channel”, në Vlorë “TV Vlora” dhe në ditën finale “TELESPORT”.
 

Lexo projektin e plote ne format PDF