Mbyllet turi eliminator Eurobasket Women 2017

Print PDF

Mbyllet turi eliminator i EurobasketWomen 2017 ku ekipi yne shenon 6 humbje. Nga ndeshja ne ndeshje, ekipi ka pesuar ndryshime per shkak demtimesh ,por paraqitja ne ndeshjet ne shtepi ka qene e konsiderueshme. Na duhet shume pune per te arritur rezultate optimiste per kualifikime ne kompeticionet e ardhshme ne kategorine e femrave. Kjo na motivon per te permiresuar defektet dhe permbushur te gjitha vakumet qe pengon garantimin e cilesise se larte.

Le te shpresojme, qe nxitja e pjesmarrjeve masive me ekipet e moshave si edhe programeve te standartit europian me trajnere dhe lojtare, t'i japin hovin e duhur basketbollit shqiptar dhe motivim per rritje te cilesise.
Ne kuader te organizimit dhe mundesive infrastrukturore si dhe kapaciteteve te FSHB, nderkombetaret kane vleresuar maksimalisht ne notat e tyre ndaj FIBA, duke mos gjobitur dhe solidarizuar me kushtet e pergjithshme ne Shqiperi dhe perpjekjeve te dukshme te drejtuesve te federates.