Deri nga fundi i vitit 1945, në Shqipëri nuk kishte struktura apo persona të ngarkuar për t’u marrë drejtpërdrejt me problemet e basketbollit. Kjo gjë u bë e mundur vetëm kur u krijua Federata Sportive Shqiptare në shtator të vitit 1945, kur pranë saj u krijuan Komisione Teknike, që merreshin me hartimin e kalendarit sportiv dhe organizimin e veprimtarive kombëtare. Ato ishin të organizuara në tri seksione.Njëri prej tyre ishte edhe ai i Lojërave Sportive, në të cilin bënte pjesë edhe Inspektori i Sportve me Dorë, që mbulonte, veç të tjerash, edhe basketbollin. Me këtë organizim të punës u bë e mundur që të kishte një strukturë dhe një person të ngarkuar drejtpërdrejt me problemet e basketbollit. Në këtë mënyrë u plotësuan kushtet për krijimin në vitin 1946 të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB). Tani vendi ynë kishte një institucion të specializuar që ndiqte dhe drejtonte zhvillimin e basketbollit shqiptar brenda vendit, por edhe përfaqësonte formalisht vendin tonë në marrëdhënie me jashtë për basketbollin, por lidhjet me jashtë mbaheshin ende nëpërmjet Federatës së Sporteve Shqiptare, e cila mbante lidhjet me federatat ndërkombëtare. Federata Shqiptare e Basketbollit në atë kohë nuk funksiononte si një federatë e mirëfilltë, pasi i mungonin organet që ka një federatë e tillë dhe nuk kishte kompetencat që ka tani. Në vitin 1947, pra vetëm një vit pas krijimit të saj, FSHB u bë anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). Meriton të theksohet fakti, se ajo ishte një nga 48 federatat e para kombëtare të anëtarësuara në FIBA që nga thememelimi i saj në vitin 1932, nga 211 të tilla që ajo ka tani, gjë që tregon se basketbolli në vendin tonë njihej dhe luhej shumë më parë se në shumë vende të tjera.
Drejtues në FSHB
Kryetarët dhe Presidentët e Federatës Shqiptare të Basketbollit
2007-Vazhdim
Avni
Ponari
President i Fed. Shqip. të Basketbollit
2004-2007
Dritan
Çelaj
President i Fed. Shqip. të Basketbollit
2000-2004
Marsel
Skëndo
President i Fed. Shqip. të Basketbollit
1997-1999
Gjergji
Ndrio
President i Fed. Shqip. të Basketbollit
1996-1997
Vehbi
Alimuça
President i Fed. Shqip. të Basketbollit
1995-1996
Qemal
Disha
President i Fed. Shqip. të Basketbollit
1992-1995
Feti
Borova
President i Fed. Shqip. të Basketbollit
1990-1992
Qemal
Shalsi
Kryetar i Fed. Shqip. të Basketbollit
1988-1990
Ilia
Kongo
Kryetar i Fed. Shqip. të Lojrave
1980-1988
Thoma
Kuke
Kryetar i Fed. Shqip. të Lojrave
1964-1980
Aranit
Çela
Kryetar i Fed. Shqip. të Lojrave
FSHB
Sekretarët e Federatës Shqiptare të Basketbollit
2008-Vazhdim
Korab
Llazani
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
2007-2008
Armand
Dajko
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
2007
Bashkim
Milo
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
2003-2007
Andrea
Troja
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
1999-2003
Jorgji
Shundi
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
1999
Bujar
Shehu
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
1995-1999
Kastriot
Mushi
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
1994-1995
Kujtim
Kasmi
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
1990-1994
Stavri
Bello
Sekretar i Fed. Shqip. të Basketbollit
1988-1990
Thoma
Kuke
Sekretar i Fed. Shqip. të Lojrave
1980-1988
Nexhmi
Kadiu
Sekretar i Fed. Shqip. të Lojrave
1979-1980
Thoma
Kuke
Sekretar i Fed. Shqip. të Lojrave
1975-1979
Seit
Veseli
Sekretar i Fed. Shqip. të Lojrave
1972-1975
Qemal
Shalsi
Sekretar i Fed. Shqip. të Lojrave
1967-1972
Feti
Borova
Sekretar i Fed. Shqip. të Lojrave
1964-1967
Nexhmi
Kadiu
Sekretar i Fed. Shqip. të Lojrave
FSHB
Inspektorët e Federatës Shqiptare të Basketbollit
2018-Vazhdim
Eliverta
Bujari
Drejtore e marketing promocion dhe marrdhënieve me publikun
2018-Vazhdim
Gerald
Osmani
Drejtor i Liçensimeve, Statistikës WEB & Graphic Designer
2016-Vazhdim
Elton
Saliaga
Drejtor i Garave sportive kombëtare & ndërkombëtare