Kupa e Shqipërisë Femra & Meshkuj 2019

Përfundon edicioni 63 i kupës së Shqipërisë për meshkuj dhe edicioni 60 për femra. Ndeshjet 1/2 finale dhe finale u zhvilluan ne pallatin e sportit “Feti Borova”, në datat 1-2 Shkurt 2019.

Ekipi TEUTA shpallet fitues për meshkuj duke mundur në finale ekipin GOGA BASKET me rezultatin 95-81. Në këtë finale dalloi lojtari Erik Jerome COPES (Teuta) i cili shënoi 24 pikë dhe zotëroi 12 topa në tabelë duke qenë lojtari i vetëm që luajti 40 minuta të plota.

 

Ekipi SH.B. TIRANA shpallet fitues në edicionin e 60-të të kupës së Shqipërisë për femra duke mundur në finale ekipin FLAMURTARI me rezultatin 58-55. Në këtë finale dalloi lojtaria Breana Bey  e cila pavarsisht se humbi me ekipin e sajë (Flamurtarin), arriti të shënonte  27 pikë dhe zotëroi 4 topa në tabelë.