Bota e saj Rregullat e saj

Me mbeshtetje te FIBA dhe organizim te FSHB, u zhvillua ne qytetin e Permetit, faza e pare e projektit ” Bota e saj Rregullat e saj”. Ky projekt ka per qellim, evidentimin dhe me pas selektimin e grupmoshes 6-14 vjeç-vajza, te cilat sterviten dhe luajne ne territorin e Shqiperise, nje kategori e prespektives per ekipet kombetare te moshave dhe me tej ato senior.

Ne kuader te ketij projekti, partnere te rendesishem kane qene edhe SIGAL.

Pse Permeti?

Sepse ky qytet , ka tradite ne ekipet zinxhire te femrave dhe stervit mbi 25 vajza te kesaj kategorie, duke perfaqesuar keshtu rajonin e jugut, me ekipet te ftuara nga Saranda, Fieri, Korca, Vlora.

Ne aktivitet duhet te permendet se moren pjese 65 femije: Mbi 25 vajza nga qyteti i Sarandes, mbi 30 vajza te qytetit te Permetit, 10 vajza te qytetit te Fierit.

Eshte nje aktivitet i vecante, i pari per nga rendesia qe i kushtohet ne nivel nderkombetar, vemendje e jashtezakonshme per promovimin e basketbollit tek vajzat e reja dhe grupmoshes se percaktuar 6-14 vjec.

Demonstrimet, lojrat, shperndarja e topave, shkrimi i emrit ne banerat e posacem, bene qe ky aktivitet te kthehej ne nje feste te jashtezakonshme.

Ne fjalen pershendetese te aktiviteti, Presidenti i Federates, uroi te gjithe pjesmarresit per atmosferen e krijuar dhe prezantoi fazen tjeter te ketij projekti qe do te zhvillohet ne gjithe Shqiperine.

Po ashtu, kryetari i Bashkise se Permetit, falenderoi FSHB dhe pjesmarresit per kete event kaq te rendesishem, duke bere qe qyteti te flase per te , dite me rradhe.

Do te mbahet mend gjate, nje aktiviteti i tille, per vajzat e vogla, te cilat u bene aktoret protagoniste te ketij filmi, pjesa e pare e te cilit u xhirua dje..dhe ngelet per te vazhduar

previous arrow
next arrow
Slider