Shorti FIBA 2019 – Ekipet kombëtare të moshave (U20-U18-U16 Djem & U18-U16 Vajza) dhe për ekipin kombëtar meshkuj Senior

Sot (13.12.2018) u mbajt shorti FIBA 2019 për ekipet kombëtare të moshave (Djem & Vajza) dhe për raundin e 3-të para-eleminator të FIBA EUROBASKET MEN’S 2021. Kujtojmë se Shqipëria në vitin 2019, krahas organizimit të ekipeve kombëtare U20-U18-U16 Djem & U18-U16 Vajza dhe ekipi kombëtar meshkuj Senior, do të jetë dhe vend organizator i Europianit U16 Djem, divizioni C.