Shqipëria pranohet si vend Organizator i Kampionatit Europian U16 Djem-Divizioni C.

Basketbolli Shqipetar PRANOHET nga FIBA si Vend Organizator i Kampionatit Europian U16 Djem-Divizioni C.

Për herë të parë, një aktivitet i kësaj grupmoshe në Shqipëri dhe i pari po ashtu në nivel kampionatesh ndërkombëtare zyrtare.
Lobim i kujdeshsshem dhe angazhim serioz i FSHB,
9 ekipe kombetare te moshes 16 vjecare do i japin gjalleri Basketbollit dhe jetes ne qytetin e Tiranes.

Pervec ekipeve pritet te vije nje numer i madh vizitoresh e mbeshtetesish per ekipet e tyre

San Marino, Gjibraltari, Uellsi, Andorra, Malta, Moldavia, Luksenburg, Skoci,

nga datat 14 – 21 korrik 2019.

Standartet e FIBA, kane qene perjashtuese per Shqiperine si vend organizator por lobimi i kujdesshem vajtje-ardhjet, analizat dhe mbi te gjitha besimi qe FSHB e Shqiperise i dha FIBA Europe na çeli nje porte te mbyllur prej shume vitesh. E tani e kemi ne në dore do jemi vijues ne veprimtari te tjera e kjo varet nga ambjenti qe do u krijojme dhe ajo qe do ofrojme per djemte e basketbollit.

Ky test që do t’i bëhet Shqipërisë si organizatore, do të vlejë për aktivitete të ardhshme, të kësaj rëndësie, të cilën ne shpresojmë se do ta realizojmë me mjaft sukses.

Tanimë është bërë histori për basketbollin shqiptar, pjesmarrja masive për të 5-tin vit rradhazi, në kompeticionet ndërkombëtare të grupmoshave dhe kategorive djem e vajza. Dhe duhet thene se Basketbolli po vjen por duhet bere shume,deshira eshte e madhe e sportistve por mbeshtetja akoma nuk eshte atje ku duhet.

Me një guxim të jashtëzakonshëm, kemi pranuar të jemi pjesë e basketbollit europian edhe pse të ndërgjegjshëm për nivelin dhe kushtet infrastrukturore dhe financiare.
Kemi pranuar të jemi pjesë, pa u tërhequr, me shpresën se e ardhmja e basketbollit do të shënojë rezultate të mira.
Kemi pranuar të marrim eksperiencën e munguar edhe pse me një kosto të lartë , financiare, morale dhe profesionale për ne.
Le ti urojme ekipit tone kombetare suksese.
Javen tjeter do njihemi edhe me trajneret e ketij ekipi.

Gjejmë rastin, që përveç, lançimit të këtij lajmi, t’i bëjmë thirrje Institucioneve mbështetëse, dhe të gjithë komunitetit të basketbollit, të jetë pjesë e këtij eventi duke mbështetur për të dhënë më të mirën.

Urime basketbollisteve te kombetares Shqipetare!

(*Shkrim nga z.Avni PONARI – president i FSHB)