Gezuar festat e Nëntorit 2018!

FEDERATA SHQIPTARE E BASKETBOLLIT

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

Superior Basket

FSHB dhe Superior Basket, me mbeshtetjen e Pallatit te Sportit “Asllan Rusi”, Tirane, do te organizojne me rastin e festave te nentorit, nje Fest Basketbolli per femijet e moshave 8 – 14 vjec.

Festa do te organizohet  diten e Enjte me date 29 Nentor, duke filluar nga ora 09.00 ne Pallatin te Sportit “Asllan Rusi”, Tirane. Kjo behet me deshiren e gjere qe femijet te cilet mesojne lojen e basketbollit te argetohen dhe te luajne kete loje me njeri tjetrin, brenda skuadres, por edhe ndaj nje skuadre tjeter te cilen nuk e njohin, duke zgjeruar me shume rrethin e tyre shoqeror .Kjo gje mendojme se do sjelle nje kuptim me te plote te ketyre festave, ku femijet do te mesojne nga trajneret e organizatoret e tyre per kete dite,por dhe njekohesisht do te luajne e argetohen gjate kesaj Feste.

Ekipet pjesmarrese:

  1. Apolonia
  2. Ardhemria Basket
  3. Kamza Basket
  4. Partizani Basket
  5. Qmb Tirana
  6. Shkolla e basketbollit “Naim Frasheri”
  7. Shkolla e basketbollit “Qazim Turdiu “
  8. Sonia Basket Center
  9. Superior Basket
  10. Vllaznia

Mbi bazen e rregulloreve perkatese te Fiba dhe Fshb-se, datelindja per te marre pjese ne kete fest Basket per femije, percaktohet si me poshte vijon :

MOSHA E PJESEMARRJES

U14 djem & vajza       –          Datelindja       2005 – 2006

U12 djem & vajza       –           Datelindja       2007 – 2008

U10 miks                     –           Datelindja       2009 – 2010

Ne kete aktivitet do te marrin pjese 20 skuadra dhe rreth 200 femije. Do te luhen 21 ndeshje.

Aktivitete te tilla do te vazhdojne edhe ne te ardhmen te organizuar nga shoqatat dhe te mbeshtetura gjithnje nga FSHB.

Nje falenderim i vecante eshte per Pallatit te Sportit “Asllan Rusi”, Tirane, i cili mirepret gjithnje te tilla aktivitete, te cilat sherbejne mjaft ne edukimin e brezit te ardhshem.